Bota

Minatori humbi jetën pas shembjes së një masivi gurësh në galerinë e kromit, policia merr nën hetim 3 persona!

minatori humbi jeten pas shembjes se nje masivi guresh ne galerine e kromit policia merr nen hetim 3 persona

































Një minator ka humbur jetën ditën e djeshme në një galeri kromi në Bulqizë. 73-vjeçarit Zini Murati raportohet se i ka rënë një masiv gurësh në minierë.

miniera

Dyshohet se shembja e masivit të gurëve brenda galerisë ndodhi për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Ndërkohë janë proceduar penalisht sshtetasit me iniciale H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë. brigadier, banues në Bulqizë.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në Bulqizë, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi Z.M., 53 vjeç, minator në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë. brigadier, banues në Bulqizë.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur shtetasin Z.M”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts