Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, ka udhëtuar sot drejt Uashingtonit, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri i RSH-së, z. Edi Rama.
Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.
Minsitria e Jashtme bën me dije se gjatë samitit, ministri Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co