Ministri Hasani takim me Sekretarin e Përgjithshëm të EEAS: Të gatshëm për të hapur kapitujt themelorë

ministri hasani takim me sekretarin e pergjithshem te eeas te gatshem per te hapur kapitujt themelore
ministri hasani takim me sekretarin e pergjithshem te eeas te gatshem per te hapur kapitujt themelore

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hasani u shpreh se në takim ka theksuar angazhimin e Shqipërisë për të qenë në një linjë me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.

Postimi:
Një takim mjaft i mirë gjatë forumit të “Raisina Dialogue” me Sekretarin e Përgjithshëm të
Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.

Theksova angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.

Përballë sfidave globale, përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →