Shqiperia

Ministri Hasani vizitë në Indi, takime me zyrtarët më të lartë të vendit aziatik

ministri hasani vizite ne indi takime me zyrtaret me te larte te vendit aziatik
ministri hasani vizite ne indi takime me zyrtaret me te larte te vendit aziatik

INDI -Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur sot drejt Indisë ku do të zhvillojë një vizitë pune 3 ditore.

I ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, Ministri Hasani do të marrë pjesë në edicionin të 9-të të “Raisina Dialogue”, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe e shumëpalëshe.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Hasani do të takohet me kryeministrin Arvind Kejriëal, Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Dr.S. Jaishankar, drejtues të kompanive më të mëdha indiane në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, arsimit etj.

Vizita e Ministrit Hasani në Indi është tregues i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Indisë, dhe synon të çojë përpara këtë miqësi tradicionale mes dy vendeve të bazuar në të njëjtat vlera, në kontekstin e ri historik.

Gjithashtu synohet zgjerimi i marrëdhënieve me Indinë në zhvillimin e projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacionin, farmaceutikë, softuer, turizm dhe sektorë të tjerë.

India është një partner tregtar i rëndësishëm i Shqipërisë, furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 24.9 % më shumë se një vit më parë./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts