Ministri i Financave: Buxheti i vitit 2025 përmbush dy objektiva themelore, rritjen ekonomike dhe konsolidimin fiskal! Ja sektorët me kontributin më të lartë

ministri i financave buxheti i vitit 2025 permbush dy objektiva themelore rritjen ekonomike dhe konsolidimin fiskal ja sektoret me kontributin me te larte








































Ministri i Financave, Petrit Malaj, në komisionin për Ekonominë dhe Financat ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2024, është shprehur se ky plan përmbush dy objektiva themelore, rritjen e qëndrueshme ekomomike të vendit si dhe konsolidimin fiskal.

malaj

“Ky projektbuxhet, përmbush dy objektiva themelor, i pari është rrija ekonomike e qëndrueshme, e cila krijon punësim dhe rritje të mirëqenies. Objektivi i dytë, është konsolidimi fiskal, i cili ka për qëllim uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë dhe fiskal në nivele pozitive. Krahas këtyre objektivave, buxheti i vitit që vjen materializon dhe një sërë politikash buxhetore dhe projekte investimi t rëndësishme”, tha ai.

Më tej, Malaj tha se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë të fortë pas një sërë goditjesh përgjatë tre viteve të fundit, duke nisur me tërmetin e 2019, Covid-19, e më pas dhe ndërprerja e furnizimit për pasojë nga Lufta në Ukrainë.

Ministri deklaroi se sot ekonomia shqiptare vijon në një trend pozitiv dhe produkti i brendshëm bruto është rritur me 3.9% në tremujorin e parë, më pas me 4.1% në tremujorin e dytë, krahasuar më periudhat përkatëse në vitin e kaluar.

Ndër te tjera, Malaj renditi dhe dy sektorët më me ndikim në rritjen ekonomike të vendit, ku përmendi atë të shërbimeve dhe të ndërtimit.

“Rritja ekonomike ka pasur një bazë të relativisht të gjerë sektoriale, ku sektori me kontributin më të lartë, ishin sektori i shërbimeve dhe ndërtimit. Aktiviteti ekonomik është mbështetu nga kërkesa e brendshme”, tha ministri.

Sa i përket eksporteve, ai tha se eksportet e mallrave dhe shërbimeve u kontraktuan me 2.5% krahasuar me një vit më parë, kryesisht për shkak të rënieve të eksporteve të mallrave si pasojë e çmimet në rënie në tregjet ndërkombëtare dhe vlerësimit të monedhës vendase.

Pjesë nga fjala e ministri Petrit Malaj: Ky projektbuxhet, përmbush dy objektiva themelor, i pari është rrija ekonomike e qëndrueshme, e cila krijon punësim dhe rritje të mirëqenies. Objektivi i dytë, është konsolidimi fiskal, i cili ka për qëllim uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë dhe fiskal në nivele pozitive. Krahas këtyre objektivave, buxheti i vitit që vjen materializon dhe një sërë politikash buxhetore dhe projekte investimi t rëndësishme.

Së pari, ekonomia jonë ka treguar një rezistencë të fortë pas një sërë goditjesh përgjatë tre viteve të fundit. Duke nisur me tërmetin e 2019, Covid-19, e më pas dhe ndërprerja e furnizimit për pasojë nga Lufta në Ukrainë, ekonomia shqiptare ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe kapacitetet për rimëkëmbje, duke tejkaluar pritshmëritë fillestare. Sot ekonomia shqiptare vijon në një trend pozitiv.

Produkti i brendshëm bruto është rritur me 3.9% në tremujorin e parë, më pas me 4.1% në tremujorin e dytë, krahasuar më periudhat përkatëse në vitin e kaluar.  Rritja në gjysmën e parë të vitit 2024, u zgjerua me 3.9%. Rritja ekonomike ka pasur një bazë të relativisht të gjerë sektoriale, ku sektori me kontributin më të lartë, ishin sektori i shërbimeve dhe ndërtimit. Aktiviteti ekonomik është mbështetu nga kërkesa e brendshme.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u kontraktuan me 2.5% krahasuar me një vit më parë, kryesisht për shkak të rënieve të eksporteve të mallrave si pasojë e çmimet në rënie në tregjet ndërkombëtare dhe vlerësimit të monedhës vendase.

Importet e mallrave u zgjeruan me 6.7% në gjysmën e parë dhe për rrjedhojë, kërkesa u huaj neto, pati një kontribut lehtësisht negativ në rritjen ekomomike të gjysmë së parë të vitit. Tremujori i tretë, tregon një qëndrueshmëri të rritjes ekonomike. Treguesit e ndjesisë ekonomikë janë mbi mesataren historike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →