Bota

Ministri i Jashtëm i Libanit: Sulmi i fundit në Izrael nuk i jep ‘licencë për të vrarë’

ministri i jashtem i libanit sulmi i fundit ne izrael nuk i jep licence per te vrare
ministri i jashtem i libanit sulmi i fundit ne izrael nuk i jep licence per te vrare

Ministri i Jashtëm i Libanit ka dënuar sulmin me raketa në një fushë futbolli në Lartësitë Golan të kontrolluara nga Izraeli – por tha se nuk i jep Izraelit “licencë për të vrarë”.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë fajësuar Hezbollahun, por grupi i mbështetur nga Irani ka mohuar se ishte përgjegjës për sulmin që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë dhe la 20 të tjerë të plagosur.

Ushtria izraelite tha se raketat e lëshuara nga Libani që u përplasën në një fushë futbolli në qytetin Majdal Shams në jug të Libanit dhe pranë kufirit sirian, shënuan sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Abdallah Bou Habib bëri thirrje për një hetim të OKB-së, por tha se nuk kishte “nuk kishte logjikë” që Hezbollahu të kishte qenë pas tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts