Ministri i Jashtëm rus, mesazh Perëndimit: Studioni me kujdes doktrinën tonë të re bërthamore, jo si kërcënim, por si informacion

ministri i jashtem rus mesazh perendimit studioni me kujdes doktrinen tone te re berthamore jo si kercenim por si informacion








































Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia pajtohet pjesërisht me deklaratën e fundit të G20 për nevojën për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, ndërsa ka dhënë dhe një mesazh për doktrinën e re bërthamore.

lavrov

“Ekziston një paragraf për Ukrainën, për të cilin ne ramë dakord, në të është një thirrje për një diskutim të ndershëm dhe të arsyeshëm mbi paqen mbi baza reale,” tha Lavrov në një konferencë shtypi pas samitit të G20 në Rio de Zhaneiro.

Ministri i Jashtëm rus theksoi gjithashtu se “Perëndimi u përpoq të ukrainizojë axhendën, por vendet e tjera insistuan që konfliktet e tjera në mbarë botën të përfshihen në deklaratën përfundimtare”.

Lavrov gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit që të studiojë me kujdes doktrinën e përditësuar bërthamore të Moskës dhe komentoi lëshimin e raketave amerikane nga Kievi në Bryansk, duke thënë se në këtë mënyrë, SHBA po kërkon përshkallëzim.

“Sot, ne publikuam zyrtarisht parimet thelbësore të doktrinës sonë bërthamore. Aty vërtetohet gjithçka, ajo që presidenti shpalli publikisht një muaj më parë, tashmë është e sanksionuar ligjërisht. Shpresoj që ata në Perëndim ta lexojnë këtë doktrinë. Dhe jo në mënyrën se si e lexojnë Kartën e OKB-së, duke parë vetëm atë që u nevojitet, por doktrinën në të gjithë plotësinë dhe ndërlidhjen e saj. Ne nuk i paralajmërojmë… i informojmë, nuk themi asgjë të re për ta”, u shpreh ai.

Duke komentuar qëndrimet e Donald Trump për çështjen e Ukrainës, ministri rus theksoi se është e pamundur të hamendësohen lëvizjet e tij.

“Ai tha se është president i paqes, jo i luftës, dhe njerëzit, politikanët që shpallin se duan paqe dhe jo luftë, në përgjithësi, mendoj se meritojnë mbështetje”, tha ai.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, liderët e G20 thanë, ndër të tjera, se “duke shprehur shqetësimin tonë të thellë për situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës dhe përshkallëzimin në Liban, ne nënvizojmë nevojën urgjente për të rritur rrjedhën e ndihmave humanitare dhe për të forcuar mbrojtjen. të civilëve. Në të njëjtën kohë, jemi  në favor të çdo nisme konstruktive për të pasur një  paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë .

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →