Ministri i kabinetit britanik pretendoi se ai fitoi 2,000 £ në bastet për zgjedhjet

ministri i kabinetit britanik pretendoi se ai fitoi 2000 ne bastet per zgjedhjet
ministri i kabinetit britanik pretendoi se ai fitoi 2000 ne bastet per zgjedhjet

Një ministër konservator i kabinetit pretendoi se ai fitoi më shumë se 2,000 £ baste në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut.

Menjëherë pasi kryeministri Rishi Sunak shpalli datën e zgjedhjeve, sekretari skocez Alister Jack i tha BBC-së se kishte fituar 2,100 £ pasi kishte vënë bast në datat e zgjedhjeve të qershorit dhe korrikut. Ai pretendoi se një nga bastet ishte vendosur në koeficientin 25/1.

Javën e kaluar, zoti Jack i tha BBC-së se komentet ishin “një shaka…”.

Sot, sekretari skocez tha në një deklaratë se ai “nuk ka vënë baste për datën e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë majit”. Rishi Sunak bëri njoftimin e tij të papritur zgjedhor më 22 maj.

“Unë jam shumë i qartë se kurrë, në asnjë rast, nuk kam thyer asnjë rregull të Komisionit të Lojërave të Fatit”, tha zoti Jack. “Unë nuk kam vënë asnjë bast në datën e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë muajit maj – periudhë kur ishte nën hetim nga Komisioni i Lojërave të Fatit. “Për më tepër, nuk jam në dijeni të ndonjë familjari apo miku që ka vënë baste. Nuk kam çfarë të them më shumë për këtë çështje.”

Një zëdhënës i Komisionit të Lojërave të Fatit tha: “Ne nuk po konfirmojmë ose mohojmë identitetin e ndonjë individi të përfshirë në këtë hetim.”

Alister Jack u kishte thënë kolegëve dhe gazetarëve për të paktën një vit se ai mendonte se zgjedhjet e qershorit ose korrikut kishin kuptim strategjik për partinë e tij. Ai ka përfaqësuar Skocinë në kabinetin e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2019, nën kryesitë e Boris Johnson, Liz Truss dhe Rishi Sunak.

Vendimi i tij i diskutueshëm në vitin 2021 për të bllokuar reformat e vetë-identifikimit gjinor të qeverisë skoceze u pa si një moment domethënës në fundin e periudhës së Nicola Sturgeon si Ministër i Parë i Skocisë.

Në shkurt 2024, ai shprehu “keqardhje” pasi fshiu të gjitha mesazhet e tij në UhatsApp gjatë pandemisë. Ai tha se i fshiu skedarët e tij për të liruar kapacitetin e ruajtjes në telefonin e tij në nëntor 2021./BBC/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →