Kombet e Bashkuara ngrënë alarmin se lufta në midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës mund të përhapet në tërë rajonin e Lindjes së Mesme.
Shefi i ndihmave të Kombeve të Bashkuara tha në një konferencë për mediat se vendi më i rrezikuar tashmë nga lufta është Bregu Perëndimor ku ka një prezencë të fuqishme të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
“Ne jemi të shqetësuar për potencialin e lartë për më shumë tragjedi dhe vdekje të mëtejshme në Bregun Perëndimor, si dhe, natyrisht, kërcënimet dhe mundësitë e konfliktit në Liban” tha Martin Griffiths, Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Zyra e OKB -së për të drejtat e njeriut ka thënë se 528 palestinezë, duke përfshirë 133 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite të sigurisë ose kolonët në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza dhe ka “shqetësime serioze për vrasje të paligjshme” në disa raste.
“Ka shumë gatishmëri nga ana e ndihmës. Nuk është ky problemi. Problemi është ndalimi i kësaj lufte duke u përkeqësuar dhe ndalimi i popullit të Palestinës nga e drejta për të ardhmen e tyre.
Ky është shqetësimi që unë mendoj se ne të gjithë duhet të kemi”, tha Martin Griffiths, Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Më tonë të ashpra dhe kërcënuese është shprehur Ministri i Mbrojtjes së Izraelit i cili përpara një sulmi kundër Hezbollahut preferon një zgjidhje diplomatike
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co