Ministri Igli Hasani vizitë zyrtare në Spanjë, në fokus të takimeve partneriteti mes vendeve dhe ecuria drejt BE

ministri igli hasani vizite zyrtare ne spanje ne fokus te takimeve partneriteti mes vendeve dhe ecuria drejt be
ministri igli hasani vizite zyrtare ne spanje ne fokus te takimeve partneriteti mes vendeve dhe ecuria drejt be

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nga Budapesti ka udhëtuar sot pasdite drejt Spanjës, ku do të pritet në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme, Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunimin i Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno.

Në fokus të vizitës do jenë çështje të tilla si: forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Spanjë; ecuria e Shqipërisë në rrugën drejt BE; identifikimi i perspektivave ekonomike për forcimin e mundësive të tregtisë dhe investimeve etj.

Ministri Hasani do të marrë pjesë edhe në forumin e biznesit Shqipëri – Spanjë, Për vitin 2023 Spanja renditet në vendin e 9-të të partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Tregu spanjoll është i 5-ti më i madhi në vlerë për eksportet shqiptare dhe furnizuesi i 13-të për Shqipërinë.

Këtë vit Shqipëria dhe Spanja festojnë 110 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →