Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiq, e ngriti çështjen e bashkëjetesës në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ajo duhet të jetë një dukuri krejt normale në një shoqëri multietnike.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos u kushtojnë rëndësi deklaratave të politikanëve, por t’i pranojnë realisht bashkëqytetarët nga komunitetet tjera.
Ka pasur edhe raste kur individët kanë hezituar të flasin publikisht për marrëdhëniet e mira ndëretnike, sepse i janë frikësuar dënimit nga komuniteti i tyre.
“Dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të mos i shohin bashkëqytetarët e tyre – të kombeve apo feve të tjera – si politikanë. Por, t’i shohin në një mënyrë të pranueshme”, tha Rashiq në mbledhjen e Qeverisë më 10 korrik.
Kryeministri Albin Kurti e falënderoi atë për informacionet e paraqitura dhe pastaj e përfundoi takimin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co