Kosova Shqiperia

Ministri Pirro Vëngu vizitë në Kosovë, nga diskutimi për forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen te stabiliteti rajonal dhe ndërveprimi me aleatët, zbardhet takimi me Kurtin

ministri pirro vengu vizite ne kosove nga diskutimi per forcimin e bashkepunimit per mbrojtjen te stabiliteti rajonal dhe nderveprimi me aleatet zbardhet takimi me kurtin
ministri pirro vengu vizite ne kosove nga diskutimi per forcimin e bashkepunimit per mbrojtjen te stabiliteti rajonal dhe nderveprimi me aleatet zbardhet takimi me kurtin

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka vizituar ditën e sotme Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë foto nga takimi me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa ka shkruar se u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts