Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare autoriteteve arabe për ekstradimin e Durim Bamit, akuzohet për sigurim të kushteve për vrasje dhe pjesë e grupeve kriminale

ministria e drejtesise kerkese zyrtare autoriteteve arabe per ekstradimin e durim bamit akuzohet per sigurim te kushteve per vrasje dhe pjese e grupeve kriminale



































Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

durim-bami

Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Bami, një nga krerët e shtatë bandave të hetuara në dosjen voluminoze të mundësuar falë komunikimeve të kryera në aplikacionin SKY ECC, në Dubai rreth një muaj më parë.

45-vjeçari akuzohet për organizimin dhe porositjen e vrasjes së mbetur në tentativë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, pasi ky i fundit organizoi një atentat ndaj tij në nëntor të vitit 2020.

LEXO EDHE: Porositi vrasjen e ish-deputetit socialist, kush është Durim Bami, një nga figurat më të njohura të botës së krimit që u arrestua në Dubai! Ekstradimi, çështje e komplikuar

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Sot ne date 12.06.2024 eshte arrestuar ne Dubai me qellim ekstradimi drejt vendit tone shtetasi Durim Bami datelindja 29.10.1979 pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg”, per kete shtetas per veprat penale; “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →