Deputetja e PD-së, Elda Hoti është shprehur se ulja e çmimit të energjisë me 1 lekë është tallje e hapur me qytetarët, duke theksuar se ministrja Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare. “Ministrja Balluku mburret me arritje imagjinare ndërsa qytetarët përballen me mungesën e energjisë në mes të dimrit, pa asnjë shpjegim apo zgjidhje konkrete”, theksoi ajo.