Ministrja e Jashtme e Finlandës vjen në Tiranë! Takim me Ramën dhe konferencë për shtyp me Hasanin, zbardhet agjenda

ministrja e jashtme e finlandes vjen ne tirane takim me ramen dhe konference per shtyp me hasanin zbardhet agjenda





































Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të presë nesër në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen, e cila do të zhvillojë një vizitë disaorëshe në Tiranë.

edbccf4d-09a3-4140-aebe-d53757131311-768x513

Krahas takimit dypalësh, dy homologët do të mbajnë një deklaratë për shtyp, pas së cilës Valtonen do të pritet nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës janë vendosur më 27 gusht 1956. Si Shqipëria ashtu edhe Finlanda nuk kanë përfaqësi diplomatike në kryeqytetet përkatëse. Shqipëria mbulon marrëdhëniet diplomatike me Finlandën nga Ambasada në Stokholm, ndërsa Finlanda mbulon marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë nga Ambasada në Athinë.

Gjatë dy dekadave të fundit, Finlanda ka mbështetur vazhdimisht procesin integrues, anëtarësues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Shqipëria mbështeti anëtarësimin e Finlandës në NATO.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →