Ministrja e Jashtme e Kosovës: I mbetet Këshillit të Ministrave të na ftojë për t’u anëtarësuar në KiE

ministrja e jashtme e kosoves i mbetet keshillit te ministrave te na ftoje per tu anetaresuar ne kie
ministrja e jashtme e kosoves i mbetet keshillit te ministrave te na ftoje per tu anetaresuar ne kie

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla,  është takuar në Strasburg me kryesuesin e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër në KiE, Frank Schwabe.

Në këtë takim është folur për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe vazhdimin e bashkëpunimit në rrugën e integrimit të Kosovës.

“Anëtarësimi i plotë dhe pa vonesa i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, ishin në fokus të takimit mes Zëvendëskryeministres, Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetit gjerman, kryesuesit të Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër, Frank Schwabe. Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje të thellë edhe për rolin personal të Frank Schwabe për arritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke theksuar se ndihma e tij ka qenë thelbësore për arritjen e një shumicë bindëse të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.”

Gërvalla ka thënë se i mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimin për zbatimin e rekomandimit të AP të KiE dhe ta ftojë Kosovën të anëtarësohet në këtë organizatë.

“I mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimim për zbatimin e rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të ftojë Republikën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet në Evropë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →