Ekipet e kategorive të ndryshme në Shqipëri po përfitojnë nga pauza e Kombëtareve. Disa prej tyre po pushojnë, e disa të tjera nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe po zhvillojnë miqëosre.
Ditën e sotme është zhvilluar miqësorja mes Turbinës së Cërrikut, ekip i Kategorisë së Dytë dhe Kukësit, të cilët janë pjesë e Kategorisë së Parë. Kjo sfidë përfundoi në barazim 2-2.
Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht vendasit, të cilët gjetën golin me Tofik në minutën e 18-të. Ndërsa, në fundin e pjesës së parë, Kukësi barazoi shifrat me anë të Ouen.
Me nisjen e fraksionit të dytë, Turbina ishte përsëri më kërkuese, duke gjetur golin e dytë. Ishte përsëri Tofik që rikaloi në avantazh Turbinën në minutën e 50-të. Ndërsa për të vulosur rezultatin në 2-2, mendoj Beshiraj në minutën e 63-të, duke mbyllur në barazim ndeshjen.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co