Sport

Miqësore/ Arsenal mposht Manchester United, fitore me “përmbysje” e futbollistëve të Artetës ndaj “Djajëve të kuq” (VIDEO)

miqesore arsenal mposht manchester united fitore me permbysje e futbollisteve te artetes ndaj djajeve te kuq video
miqesore arsenal mposht manchester united fitore me permbysje e futbollisteve te artetes ndaj djajeve te kuq video

Arsenali ka fituar me rezultati 2-1 ndaj Mançester Junajtid në miqësoren e zhvilluar në ‘SoFi Stadium’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hojlund hapii pari serinë e golave në minutën e dhjetë, i cili kaloi në epërsi ‘Djajtë e Kuq’ pas asistimit të Markus Rashford.

Trajneri Ten Hag mori një goditje të madhe kur pas vetëm disa minutave, pikërisht Hojlund u desh të zëvendësohej për shkak të lëndimit të muskujve. Nuk mjaftoi kjo, pasi Junajtid iu lëndua edhe një lojtar tjetër, kësaj radhe transferimi i ri Leny Yoro, i cili u zëvendësua në minutën e 35-të.

Reagimi i Arsenalit erdhi në minutën e 26-të, ku barazuan shifrat në 1-1 me Gabriel Zhezus. Në fund doli fitues Arsenali, falë golit të Gabriel Martinelit në minutën e 81-të. Arsenali do të zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera miqësore, kundër Liverpool, Leverkusen dhe Lion, ndërsa Mançester Junajtid do ta luajë testin e fundit ndaj Betisit.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts