Këtë fillim javë në ambientet Institutit të Ekzekutimit të Veprave Penale të Bradasheshit ekipi i AF Elbasani zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin Përfaqësues të Paraburgosurve .Ndeshja e zhvilluar në kuadër të promovimit dhe rëndësisë së sportit për jetën është ndjekur me mjaft interes nga të paraburgosurit.
Ndeshja u fitua nga ekipi i burgut dhe u ndoq edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose ,administratori i AF Elbasan ,Mariglen Çoku, Drejtori Sportiv i AF Elbasani , Elton Guranjaku si dhe drejtori i IEVP Elbasan ,Altin Ago. Kjo iniciativë promovon rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve sportive në burgje në rritjen e mirëqenies fizike dhe sociale të të dënuarve.Ndeshja miqësore mes AF Elbasanit dhe IEVP Bradashesh u gjykua nga Arbitri ,Silvi Dermyshi, ndërsa verdh e blutë aktivizuan disa nga futbollistët më të mirë të tyre si Orgest Gava, Bruno Telushi, Klevis Kasa, Arsen Lleshi, sulmuesin e talentuar të Abissnet Superiore ,
Blaise Tsague. Ekipi i AF Elbasanit në këtë ndeshje u drejtua nga Trajnerët Elvis Kotorri e Armand Memetaj dhe nga drejtuesit e AF Elbasani u premtua se ndeshje të tilla do të zhvillohen edhe në të ardhmen në këtë institucion .
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co