Sport

Miqësore prestigji për kampionët, pas Interit përballen me Napolin e Contes

miqesore prestigji per kampionet pas interit perballen me napolin e contes
miqesore prestigji per kampionet pas interit perballen me napolin e contes

Pasi mori një fitore të rëndësishme përballë Vikingur në transfertë, në Conference League, Egnatia do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë, për të luajtur një ndeshje prestigji.

Kampionët e Shqipërisë do të përballen me gjigantin italian të Napolit. Sfida që do të startojë në orën 20:00, do të zhvillohet në stadiumin “Stadio Teofilo Patini” në Castel di Sangro.

Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, me Egnatian që do të masë forcat me një prej ekipeve më të forta në Europë. Kujtojmë që kjo është ndeshja e dytë që Egnatia luan kundër një ekipi të madh.

Në verën e vitit të shkuar, rrogozhinasit u përballen me Interin. Në atë ndeshje, Egnatia u mposht me rezultatin 4-2 edhe pse zhvilluan një lojë mjaft të mirë, duke marrë parasysh kundërshtarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts