Miqësoret ndaj Maltës U-19/ Trajneri Bledi Shkëmbi fton 20 lojtarë

miqesoret ndaj maltes u 19 trajneri bledi shkembi fton 20 lojtare

Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maltën U-19 në datat 20 dhe 22 mars. Të dyja takimet do të luhen në Maltë në stadiumin “Centenary Stadium” në orën 19:30 dhe ky do të jetë grumbullimi i parë zyrtar për trajnerin Bledi Shkëmbi me Kombëtaren U-19.

Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat miqësore me Maltën U-19.

Trajneri Shkëmbi ka thirrur 20 lojtarë, teksa 7 prej tyre vijnë nga ekipet e kampionatit shqiptar. Pjesa tjetër e lojtarëve aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, ndërsa Eltion Misini luan me skuadrën e Ferizajt në Kosovë.

Kombëtarja U-19 do të grumbullohet të dielën në mëngjes dhe më pas ekipi do të udhëtojë drejt Maltës, aty ku do të kryhen edhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për dy sfidat miqësore me Maltën U-19:

Post Kombetarja U19
Post Kombetarja U19
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →