Bota

“Mirë se erdhe në faqen e Kamala-s”, demokratët nuk humbasin kohë, llogaria e fushatës së Bidenit me emër të ri

mire se erdhe ne faqen e kamala s demokratet nuk humbasin kohe llogaria e fushates se bidenit me emer te ri

Llogaria zyrtare e mediave sociale për fushatën Biden-Harris në rrjetin social X, tashmë është riemërtuar zyrtarisht në @KamalaHQ. Është një tjetër shenjë se sa shpejt aparati rreth fushatës së Presidentit Biden po ripërdoret për të mbështetur Harris.

Në postimin e parë që nga ndryshimi, @BidenHQ, llogaria i riprezantohet 455,000 ndjekësve të saj duke thënë: “Mirë se erdhe në qendrën e Kamala-s.”

Postimi i dytë është një meme e diagramit të Venit, raporton BBC. Sigurisht, është e pamundur të spekulohet se cilat postime mund të vijnë nga llogaria, por në fillim të këtij viti, fushata e Joe Biden përdori këngën e Kendrick Lamar “Euphoria” për të kundërshtuar Donald Trump.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts