Bota Sport

Misioni “Varshavë”, Reali si në Champions dhe Mbapenë bonus

misioni varshave reali si ne champions dhe mbapene bonus





































Finalja e Superkupës së Europës është vetëm tri ditë larg dhe për Realin e Madridit është shumë më tepër se një ndeshje apo një titull.

real

Është mundësia e fillimit të sezonit për të mbajtur gjallë mundësinë e një sezoni historik me Realin në kërkim të 7 trofeve! Është gjithashtu trofeu me të cilin Ançeloti mund të barazojë 14 titujt e fituar nga Miguel Munjoz, ose me të cilin Luka Modriç mund të bëhet lojtari i Realit të Madridit me më shumë tituj në historinë e klubit (27), duke kaluar 26 të Naços dhe 25 të Marselos, Benzema dhe Karvahal. Për më tepër, dhe duke folur për formacionin titullar, është mesazhi i parë që Ançeloti do t’i dërgojë skuadrës së tij.

Italiani, një njohës i përsosur i kodeve të dhomave të zhveshjes, ka paralajmëruar tashmë të sapoardhurit (Endrik dhe Mbape) se ku do të shkojnë gjuajtjet: “Duhet të kemi parasysh ata që fituan Champions League… Në fakt është një vazhdim i sezonin e kaluar”, ka argumentuar trajneri për këtë rast, siç bëri përpara se të luante në Superkupën e 2014-ës dhe që e fitoi 2- 0 ndaj Seviljes në Kardif, ose në vitin 2022, kur fitoi kundër Eintrahtit të Frankfurtit (2-0) në Helsinki. Ky arsyetim i trajnerit italian të paktën vë në pikëpyetje aktivizimin nga minuta e parë e Kilië Mbapesë, ndonëse është e sigurt që francezi do të ketë (nëse nuk është titullar në fund) minuta në pjesën e dytë. Ançeloti e ka respektuar rregullin e pashkruar që Superkupa e Europës është vazhdimësi e sezonit të kaluar (është fitimi i finales së Champions League që i jep të drejtën për ta luajtur) në dy të mëparshmet e tij si kreu i Madridit.

E TASHMJA PAS CHAMPIONS-it Sipas të gjitha gjasave, në fushë kundër Atalantës në Varshavë do të jenë 9 nga 11 lojtarët që ishin në finalen e Ligës së Kampioneve. Kros dhe Naço do të mungojnë, pasi njëri është tërhequr nga futbolli, kurse tjetri vendosi të largohej nga Reali për të provuar një aventurë në Azi. Vendin e Naços do ta zërë Militao. Atë të Krosit do ta marrë Modriç. Në moshën 38- vjeçare, kroati ka qenë një nga lojtarët që ka bindur në fazën përgatitore dhe turneun e Realit në SHBA. Një ndryshim tjetër mund të jetë aktivizimi si titullar i Tçuamenit në vend të Kamavingës. Por natyrisht që këtu nuk mund të harrohet Kilië Mbape. Sipas “AS” Ançeloti po mendon një surprizës për të hedhur francezin në fushë që nga minuta e parë. Në këtë rast i sakrifikuari do të ishte Rodrigo.FGDH

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts