Sport

Mister me Alban Hoxhën te Partizani. Një mbrojtës i afruar gjatë verës përfundon në tribunë, një i rikthyer huazohet përsëri

mister me alban hoxhen te partizani nje mbrojtes i afruar gjate veres perfundon ne tribune nje i rikthyer huazohet perseri
mister me alban hoxhen te partizani nje mbrojtes i afruar gjate veres perfundon ne tribune nje i rikthyer huazohet perseri

Në protokollin e sfidës së të shtunës mes Partizanit dhe Teutës kishte disa gjëra pikante. Në listën e lojtarëve të trajnerit Veselinoviç mungonte kapiteni Alban Hoxha, i cili në ndeshjen e shkuar ishte i gatshëm dhe një ditë para ndeshjes klubi postoi foto të tij në stërvitje.

Portier rezervë në këtë sfidë ishte i riu Tahri. Franci Lala, i ardhur nga Kukësi në merkaton e verës, nuk grumbullohet as nga Veselinoviç, ashtu si Abilaliaj një ndeshje më parë. Mbrojtësit nuk i është dhënë asnjë minutë në ndeshje zyrtare.

Ndërkohë, Henri Zuna është huazuar sërish te Kastrioti. Ai bëri gjithë fazën përgatitore me të kuqtë, por më pas klubi transferoi Osmanllarin, i cili është një tjetër lojtar që s’ka debutuar ende.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts