Banorët e Meinheim në Gjermani janë shokuar nga vrasjet e katër grave gjatë 4 muajve të fundit, të cilat janë ekzekutuar në mënyrë misterioze.
Viktima e fundit u gjet në fillim të kësaj jave në një pyll, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga autori.
Autoritete dyshojnë për vrasës serial, pasi ngjarjet kanë ndodhur në distanca të afërta me njëra tjetrën, me një rreze prej vetëm 20 kilometrash.
Viktima e fundit ishte një grua 51-vjeçare, shkruan Bild. Autoritetet policore vlerësojnë se gruaja “mund të ketë qenë viktimë e një krimi pasioni”.
Nuk dihet saktësisht se si u vra dhe se cili mund të jetë motivi i krimit.
Dyshimet për vrasës serial
Zbulimi i trupit të Ramus shkaktoi shqetësim të madh te banorët, duke rritur frikën për një vrasës serial: vetëm katër javë më parë, një 36-vjeçare nënë e dy fëmijëve u godit me thikë për vdekje në Lambertheim, Hesse.
Trupi i saj i pajetë u zbulua gjithashtu në një pyll – vetëm 20 km nga vendi ku ishte gjetur viktima e mëparshme.
Në qershor, rasti i 40-vjeçaresAigul S., e cila u gjet e vrarë në Bensheim, Hesse, shkaktoi bujë publike, pasi ajo u zhduk pasi çoi vajzën e saj dyvjeçare Jacqueline në kopsht.
Ndërkohë më 17 qershor, autoritetet gjetën trupin e një vajze 15-vjeçare në brigjet e Rhine pranë Worms në shtetin Rhineland-Pfalz.
15-vjeçarja Rokia u mbyt. Autopsia zbuloi se adoleshentja kishte qenë viktimë e “dhunës masive” para vdekjes së saj.