Bota

Misteri/ Atentatori shënjestronte Trump, snajperistët e shërbimeve sekrete e kishin në objektiv deri…

misteri atentatori shenjestronte trump snajperistet e sherbimeve sekrete e kishin ne objektiv deri
misteri atentatori shenjestronte trump snajperistet e sherbimeve sekrete e kishin ne objektiv deri

Atentatori i Donald Trump në Pensilvani është identifikuar si Thomas Matthew Crooks.

Ai u ekzekutua pasi qëlloi ndaj Trump, i cili po mbante një fjalim në Pensilvani duke iu drejtuar mbështetësve të tij.

Pas atentatit që po hetohet si “tentativë vrasjeje” ndaj ish-Presidentit janë ngritur shumë pikëpyetje mbi rolin e shërbimeve sekrete në parandalimin e ngjarjes.

Dyshimet shtohen pas dëshmive që kanë dhënë në media disa persona të pranishëm në tubim, të cilët kanë njoftuar shërbimet e sigurisë mbi personin që po ngjitej në çati, nga ku qëlloi më pas mbi Trump.

Nga imazhet e publikuara, duket se autori ishte fiksuar duke drejtuar një pushkë nga çatia dhe askush nuk mendoi se ai ishte i dyshimtë derisa qëlloi.

Është gjithashtu kurioze që snajperët e shërbimit sekret kishin drejtuar gjithashtu armët në drejtim të autorit të dyshuar të atentatit ndaj Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts