Misteri i rrëzimit avionit në Brazil, çfarë pritet nga dy kutitë e zeza/ 61 viktimat ishin me dokumente braziliane

misteri i rrezimit avionit ne brazil cfare pritet nga dy kutite e zeza 61 viktimat ishin me dokumente braziliane
misteri i rrezimit avionit ne brazil cfare pritet nga dy kutite e zeza 61 viktimat ishin me dokumente braziliane

Ende nuk ka informacione se çfarë e shkaktoi aksidentin në Sao Paulo, Brazil, ku mbetën të vdekur të paktën 61 persona. Kështu ka thënë linja ajrore “Voepass”, sipas “CNN”.

“I gjithë ekipi ka qenë kompetent. Jemi duke pritur për qasje në të gjitha komunikimet mes pilotit dhe ndërtesës së kontrollit për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur”, tha Eduardo Busch, drejtor i Voepass.

Busch ka thënë se aeroplani ka pasur dy kuti të zeza – pajisje që ruajnë të dhënat e fluturimit, të ndërtuara për t’u bërë ballë përplasjeve dhe se ka dy laboratorë shumë të kualifikuar për t’i analizuar ato.

“Në njërën anë, është e mundur të marrim të dhëna nga regjistruesi, por në anën tjetër, ka shanse që për shkak të madhësisë së aksidentit, regjistruesit janë dëmtuar, duke e bërë të pamundur qasjen në të dhënat e regjistruara”, ka thënë Busch.

Ndërkohë të gjithë pasagjerët që kanë qenë në bordin e aeroplanit që u rrëzua të premten, kanë pasur dokumente braziliane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →