Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja

mjeket japoneze padisin google maps ja arsyeja
mjeket japoneze padisin google maps ja arsyeja

Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injorim të vlerësimeve të këqija për klinikat e tyre.

Kjo është padia e parë e këtij lloji në Japoni.

Mjekët po kërkojnë dëmshpërblim nga kompania Google në vlerë prej 9.000 dollarësh, duke synuar që ta mbajnë përgjegjës titanin amerikan të teknologjisë për mosveprim ndaj vlerësimeve.

Ata e paditën kompaninë duke argumentuar se janë të pafuqishëm që të përgjigjen apo përgënjeshtrojnë vlerësimet që dëmtojnë reputacionin, për shkak se kanë obligim ndaj konfidencialitetit të pacientëve.

“Njerëzit që postojnë online mund të thonë gjithçka në mënyrë anonime edhe nëse nuk është diçka pos shpifje dhe abuzim verbal”, tha një prej mjekëve që është pjesë e padisë.

Rasti i ngritur para Gjykatës së Qarkut të Tokios besohet se është padia e parë e këtij lloji në Japoni që shënjestron një platformë lidhur me vlerësimet negative online, tha avokati i mjekëve.

Avokati Yuichi Nakazawa tha për AFP-në se pavarësisht se është e lehtë të shkruhen komente e vlerësime, ato me shumë vështirësi mund të largohen.

“Kjo mund të bëjë që mjekët që punojnë të jenë në frikë të vazhdueshme se do të marrin vlerësime të tmerrshme”, tha ai.

Qëllimi i shumë institucioneve mjekësore nuk është që të kënaqë pacientët, por të trajtojë sëmundjet e tyre nga aspekti profesional, u tha në padi.

Natyra e punës së mjekëve shpesh i lë ata të cenueshëm ndaj sulmeve online nga pacientët, të cilët mund të kenë mëri ndaj tyre, u argumentua në padi.

Sipas mjekëve, nëse situata nuk adresohet, ata “mund ta gjejnë veten duke hezituar që të kryejnë ekzaminime të panevojshme apo të plotësojnë kërkesat shëndetësore që mund të kenë pacientët”, u shpreh Nakazawa.

Google Maps përdoret gjerësisht në Japoni dhe shërben si “infrastrukturë” në jetën e përditshme, u tha në padi. Prandaj, Google duhet të jetë në gjendje që “të njohë lehtësisht” disavantazhet që vijnë nga vlerësimet e padrejta ndaj institucioneve shëndetësore, nëse ato nuk adresohen, u tha në padi.

Mjekët që ngritën padinë, megjithatë, pranuan se Google ka larguar disa vlerësime nga Google Maps në bazë të një udhëzuesi të ri, por kriteri i largimit të vlerësimeve, sipas tyre, është i paqartë dhe shumë pak vlerësime largohen nga platforma./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →