Bota

Mjekët “pazar” me jetët e pacientëve me kancer, ministrja e Shëndetësisë për skandalin tek Onkologjiku: Ishin një dru i shtrembër! Fenomen i shëmtuar, por bluzat e bardha…

mjeket pazar me jetet e pacienteve me kancer ministrja e shendetesise per skandalin tek onkologjiku ishin nje dru i shtrember fenomen i shemtuar por bluzat e bardha



































Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, i ka konsideruar “një dru i shtrembër” mjekët e Onkologjikut, të cilët akuzohet se bënin pazar me jetën e pacientëve me kancer duke mos i ofruar shërbimin në QSUT, por i drejtonin në klinikën private të Edmond Gashit.

albana kociu

Në Komisionin e Shëndetësisë, ministrja Koçiu u shpreh se bluzat e bardha nuk kanë lidhje me këtë fenomen, të cilin e konsideroi të “shëmtuar”, duke shtuar se largimi i tyre do të forcojë mekanizmat për të treguar respekt të pacientëve.

Albana Koçiu: Sistemi shëndetësor publik patjetër që ofron dinjitet për të gjithë pacientët. Ka nevojë për përmirësim?

Patjetër që po! Bluzat e bardha nuk kanë lidhje me këtë fenomen të shëmtuar, Siç kemi drurë të shtrembër kudo, patjetër do na dalin dhe rrugës, secili nga ne duhet të reagojë. Nuk mendoj se largimi i tyre do të bëjë çudira, por patjetër do të tregojë që duhet të forcohen mekanizmat për të treguar respekt të pacientëve.

Ata mjekë që ndodhi ajo që ndodhi do të jenë përgjithësim i sistemit, ishin një drurë i shtrembër në sistem, prokuroria do të bëjë hetimet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts