Bota

Mjeku që u kujdes për Donald Trump pas atentatit: Plumbi ishte vetëm 0.5 cm larg kokës së ish-Presidentit

mjeku qe u kujdes per donald trump pas atentatit plumbi ishte vetem 0 5 cm larg kokes se ish presidentit



































Mjeku i cili u kujdes për Donald Trump, pas atentatit ndaj tij një javë më parë në Pensilvani, Ronny Jackson, ka dhënë për herë të parë detaje të lëndimit të ish-presidentit amerikan.

trump

Jackson i cili ka shërbyer si mjek në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se plumbi i shkrepur nga arma e 20-vjeçarit, Croocks e kishte prekur Trump vetëm 0,5 centimetra larg nga koka.

Plumbi sipas mjekut kishte goditur pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë, duke shkaktuar plagë të gjerë deri në 2 cm, raporton The Guardian.

Jacksoni ka thënë se plaga është duke u shëruar, por se ish-presidenti ende po përjeton gjakderdhje.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se nuk ka pasur nevojë për qepje të plagës.

Donald Trump është sulmuar me armë zjarri ndërsa po mbante fjalim në një tubim elektoral në Pensilvani.

Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga shërbimi sekret menjëherë pas të shtënave.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts