VENEZUELA
Modelja e njohur nga Venezuela, Wilevis Brito thuhet se pësoi arrest kardiak dhe vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni në fytyrë në një spital në Karakas.
Siç raportohet, modelja 24-vjeçare kishte një operacion maksilofacial në Spitalin Domingo Luciani, ku një mjek i hoqi një gungë në buzë dhe trajtoi një gërvishtje në nofullën e saj.
Brito, pas operimit kishte hasur në komplikime të rënda të cilat nuk ia doli t’i përballonte. Sipas burimeve, modelja nuk iu nënshtrua operacionit për të ndryshuar pamjen e saj në fytyrë.
“Ajo po i nënshtrohej një operacioni të nofullës dhe një gunge të vogël që iu formua në buzën e saj.Për të shmangur komplikimet e mëtejme, ajo vendosi të operohej. Por jo për kozmetikë apo bukuri, por për shëndetin”.,-tha një burim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co