Sport

Modric kujton Europianin: Zhgënjyem totalisht, tifozët prisnin më shumë

modric kujton europianin zhgenjyem totalisht tifozet prisnin me shume
modric kujton europianin zhgenjyem totalisht tifozet prisnin me shume

Luka Modric, mesfushori i Kroacisë, analizoi kampionatin europian.

“Kampionati Evropian definitivisht nuk shkoi siç prisnim. Objektivi i parë ishte kalimi i grupit, me të drejtë kishim pritshmëri të mëdha duke marrë parasysh performancat e viteve të fundit”.

“Për mua është e kuptueshme që është krijuar një eufori e madhe mes njerëzve dhe mes nesh, ndonjëherë në futboll gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donim”.

“Ne bëmë më të mirën, që është gjëja më e rëndësishme, dhe ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam të gjithë, por kjo është e kaluar tashmë. Shpresoj se kemi marrë mësimin tonë dhe se një garë e re është përpara nesh. Ne ishim finalistë në Ligën e Kombeve, sigurisht që kemi pritshmëri të mëdha nga vetja, duam të luajmë një turne të mirë në këtë grup”.

“Shpresojmë të arrijmë në Final Four. Dhe që edhe më shumë lojtarë të dalin dhe të vendosen përmes këtij konkursi për atë që na pret në të ardhmen”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts