Duket se një çift i ri po krijohet në “Fermën VIP”. Edhe pse ata nuk e kanë pranuar, aktori Albano Bogdo dhe Këngëtarja Baby G janë shfaqur në disa momente intime.
Për ta bërë edhe më të dukshme se mes tyre diçka po lind, u është vendosur një video, ku ata shfaqen të shtrirë në krevat, në një moment intim.
Baby G thotë se ajo është natyrë flirtuese, por mohon që të jenë puthur. Edhe Albano thotë se “nuk e kam puthur”.
Por mesa duket këto pamje tregojnë krejt të kundërtën.
Ngelet për t’u parë në vazhdim se çfarë do të ndodhe me aktorin e humorit dhe këngëtaren.
Pjese nga biseda
Baby G: Unë me Albanon kemi qenë afër si shokë, kam respekt për të. Kur më ka treguar pëlqimin, i kam thënë nuk ta besoj. Jam natyrë flirtuese, ato janë ndjenjat, e respektoj. Kur të dal kam planet e mia, sa jam single, më leni rehat. Kam flirtuar po. Kjo është një lojë nga ana e tij, nuk ka pasur puthje mes nesh. Jo një puthje nuk ka ndodhur
Albano: Nuk ka ndodhur puthje asnjëherë mes nesh.
Baby G: Provoje 100 herë nuk do më puthësh
Albano: Po e them që nuk të kam puthur
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co