“Mokra n’Fest”, 23-24 Gusht në vendlindjen e vëllezërvë Zografi dhe patriotes Maro Mokra

mokra nfest 23 24 gusht ne vendlindjen e vellezerve zografi dhe patriotes maro mokra
mokra nfest 23 24 gusht ne vendlindjen e vellezerve zografi dhe patriotes maro mokra

Festa më e madhe që bën bashkë mokrarët por edhe shumë qytetarë nga Tirana, Elbasan, Korça, Librazhdi, Prrenjasi etj dhe që ka në fokus nxjerrë në pah traditat, kulturën, historinë dhe natyrën e kësaj perle shqiptare do të zhvillohet në 23-24 Gusht në Potkozhan, vendlindjen e vëllezërve Zografi dhe vendlindjen e patriotes Maro Mokra Potkozhani. Zonë me monumente natyre dhe kulture ku potenciali turistik premton një të ardhme edhe më të bukur.

Vendi i festës është menduar nga Bashkia e qytetit të jetë pranë Kishës së Shën Bitrit që i përket vitit 1159 dhe në sfond malin e Kozicit një tjetër atraksion natyror i zonës së Mokrës së Sipërme.

Zona është e njohur për njerëzit bujarë, të buzëqeshur, fisnikë dhe mikpritës, me fshatra mjaft të bukur përreth dhe mullinj mokre.

Një tjetër pjesë shumë interesante për tu parë nga afër janë edhe “Mullarët e Gurtë” ose “Gurët e Nuses” që janë pjesë e monumenteve natyrorë, të krijuar nga erozioni natyror.

Kulaçi, lakrori, mishi në hell, prodhimet e banorëve të zonës nga zahiretë, mishi i thatë, nardeni, pekmezi, prodhimet e bulmetit do të jenë pjesë e panairit.

Një ekspozitë dokumentare mjaft interesante me materiale që shfaqen për herë të parë do të jetë pjesë e festës e realizuar nga studiuesi Ledjan Zeqollari, duke shpluhurosur një pjesë të mirë të historisë së zonës.

Nuk do të mungojnë aktivitetet sportive, makinat off road do jenë pjesë e shfaqjes, sporti me shigjeta me profesionistë të fushës, lojëra për fëmijë, eksplorim me biçikleta malore të territorit.

Shumë e veçantë pritet të jetë edhe nata e 23 Gushtit, ku është parashikuar kamping në natyrë, guida turistike në sitet e zonës, karaoke, koncert live, stand up komedi me Xhevair Zenelin dhe Kinema natyrore me filma të xhiruar në Pogradec e Mokër.

Ju mbetet vetëm të bashkoheni me mokrarët, për valle dhe dolli siç vetëm ata dinë të festojnë. Këngë, valle tradicionale, e ushqim! Është “Mokra n’Fest” e cila ndërthur historinë me traditën dhe sjell shpresë për agroturizmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →