Moldavia, Rumania e Ukraina në një linjë! Nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e dezinformatave ruse

moldavia rumania e ukraina ne nje linje nenshkruajne marreveshje per luftimin e dezinformatave ruse
moldavia rumania e ukraina ne nje linje nenshkruajne marreveshje per luftimin e dezinformatave ruse

Moldavia, Rumania dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim të përbashkët për luftimin e dezinformatave ruse. Marrëveshja e përbashkët u nënshkrua gjatë një takimi trepalësh të ministrave të Jashtëm të tri vendeve në kryeqytetin moldav, Kishinjev, më 5 korrik.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u tha gazetarëve pas takimit se “arsenali i luftës hibride” të Rusisë nuk po përdoret vetëm kundër Ukrainës, pushtimin e së cilës Moska e nisi më 2022, por edhe kundër Moldavisë. Takimi mes Kulebas dhe ministrave të Jashtëm të Moldavisë dhe Rumanisë, Mihai Popsoi dhe Luminita Odobescu, përkatësisht, ishte i treti mes tyre prej vitit 2022.

Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Kremlini “përdor gënjeshtra dhe manipulime në mënyrë të përsëritur, për të nxjerrë pretekste të rreme për pushtimin e pajustifikueshëm” tw Ukrainws, si dhe “për të bërë përpjekje për të prishur solidaritetin mbarëbotëror me popullin ukrainas”.

Kremlini i mohoi pretendimet se përhap dezinformata dhe akuzoi Perëndimin për përfshirje në “terrorizëm informacioni”. Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim. Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian ka nisur edhe negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në radhët e veta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →