“Molotov, gurë dhe…”/ Shfaqet një organizatë e re në veri të Kosovës, udhëzon qytetarët si t’i kundërvihen policisë

molotov gure dhe shfaqet nje organizate e re ne veri te kosoves udhezon qytetaret si ti kundervihen policise

Disa fletushka të një organizate të re “Mbrojtja Popullore” janë shpërndarë të hënën në komunat veriore të Kosovës, në të cilat janë dhënë udhëzime për “t’iu kundërvyer policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

Shpërndarjen e këtyre fletushkave e ka konfirmuar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin në “Interaktiv” të KTV-së.

“Informata nga terreni është që sonte ka dalë një organizatë e re ‘Mbrojtja Popullore’ të cilët kanë shpërndarë fletushka që të përgjigjen kundër policisë dhe kundër administratës komunale përmes koktejeve molotov, gurëve dhe gjërave të tjera”, ka thënë ai.

Në fletushka udhëzohen serbët që t’i gjuajnë me gjësende policët e Kosovës, përfshirë edhe me kokteje molotovi. Po ashtu udhëzohen edhe si të goditen me shuplakë shërbyesit komunal.

Ndër udhëzimet në këto fletushka janë edhe si të thyhen veturat e policisë “më lehtë” e po ashtu edhe ka udhëzime se si “të bëhet kokteji i molotovit”.

“Kur policia arreston dhe ngacmon serbët siguroheni t’i mbroni ata kundër terrorit. Rezistenca nis tash” Do të vazhdojë ‘Mbrojtja Popullore’”, shkruan në fletushkë.

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →