23:58 – 03.02.2024
Moment emocionues për Romeon, ndërsa një surprizë e papritur e Vëllait të Madh ka përlotur banorin.
Gjyshi dhe gjyshja kanë ardhur për ta takuar në shtëpinë e Big Brother VIP3.
Ledioni: Gjyshi Bajram si je? Si e zgjidhët këtë punën e shtëpisë?
Gjyshi: Mirë, e kemi zgjidhur, e kemi zgjidhur.
Ledioni: Nëna Lume, si po ju duket Romeo?
Gjyshja: Mirë, për mua dhe të gjithë ata që e njohin, mirë.
Gjyshi: Është i shkëlqyer në të gjitha anët.
Romeo: Nëna thuaj njëçik ji vetëvetja.
Gjyshi-Romeos: Të kemi dhënë fjalën që nëse do të futeshe në Big Brother do të vinim të të takonim dhe ja ku jemi.
Romeo: E di, rrofsh.
Gjyshi: Jemi shumë të kënaqur nga ti, ajo që bën aty dhe të ndjekim thuajse çdo ditë.
Ledion: O gjyshi Bajram, ka ndonjë gjë që nuk u pëlqen nga Romeo?
Gjyshi: Jo, jo. Është shumë mirë, me batuta me këngë me valle dhe të gjitha të mirat, dhe e shikojmë pothuajse çdo ditë dhe natë. Jo vetëm ne, por shumë të tjerë.
Ledioni: Nëna Lume, ja ke sjell kulaçin Romeos?
Gjyshja: Po, po.
Ledioni: A doli i mirë, a u qëllua?
Romeo: Nuk ka si ky kulaçi.
Gjyshja: I kujton fëmijërinë.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co