Moment tepër special në karrierën e talentit shqiptar, Maldin Kacurri, i cili ditën e sotme ishte në stol me skuadrën e Arsenalit në derbin ndaj Totenhemit, që u fitua me rezultatin 0-1 nga “Topçinjtë” e Mikel Artetës.
Futbollisti 18-vjeçar ka qenë më parë pjesë e moshave të Fulham, por ishte Pep Mertesaker që e mori tek ekipi i të rinjve të Arsenalit.
Kacurri njihet si një mbrojtës i pakalueshëm, luftarak dhe me një shtat të lartë që e dallonte ndjeshëm nga bashkëmoshatarët e tij.
Në ditën e sotme ka ardhur një lajm fantastik për Maldinin shqiptar, i cili edhe pse nuk arriti të debutonte, fakti që u grumbullua me ekipin e parë, tregon shumë dhe e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.
Vlen të theksohet fakti se Kacurri është aktivizuar 5 ndeshje me Kombëtaren U19 dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co