Roberto Baggio dhe familja e tij kanë rënë pre e një grabitjeje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë të vlefshme për kampionatin europian të futbollit që po luhej në Gjermani.
Makthi për legjendën italiane filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur, hynë në vilën e ish-futbollistit në Altavilla Vicentina.
Sapo hajdutët kanë hyrë në shtëpi, 57-vjeçari ka tentuar të përballet me njërin prej tyre dhe pas një përleshjeje shumë të shkurtër, grabitësi e ka goditur me qytën e armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë. Më pas ai dhe anëtarët e familjes janë mbyllur në një dhomë.
Ndërkohë, kriminelët kanë hyrë në çdo dhomë duke përmbysur çdo gje dhe kanë vjedhur orë, bizhuteri e para. Nuk është ende e mundur të përcaktohet vlera e sendeve dhe parave të grabitura.
Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë. Karabinierët kanë shkuar në banesën e Baggios dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë. Legjenda e futbollit është dërguar në urgjencën në Arzignano dhe mësohet se ka disa qepje në ballë.
Ndërsa anëtarët e tjerë të familjes raportohet se ishin shumë të frikësuar por asnjë prej tyre nuk u lëndua.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co