Bota Sport

Momenti i Junajtid-Liverpul, Ten Hag: Janë më mirë sesa ne

momenti i junajtid liverpul ten hag jane me mire sesa ne





































Liverpuli është një skuadër më e pjekur se Mançester Junajtid dhe janë të avantazhuar në përballjen e së dielës, tha menaxheri i “djajve”, Erik ten Hag, përpara ndeshjes mes rivalëve të vjetër në “Old Trafford”.

F365-TWO-BADGES-Arne-Slot-and-Erik-ten-Hag-with-Man-UTD-Liverpool-1

“Liverpuli është në një fazë tjetër të ciklit jetësor”, u tha Ten Hag gazetarëve të premten. “Ata janë një skuadër e pjekur me lojtarë që kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë dhe kanë shumë përvojë. Ne jemi shumë më të përzier dhe duhet të ndërtojmë një ekip të ri”. Junajtid nuk e ka mposhtur Liverpulin në kampionat që nga një fitore 2-1 në “Old Trafford” në gusht 2022, megjithëse lojtarët e Ten Hagut fituan 4-3 ndaj skuadrës së ishmenaxherit të Liverpulit, Jyrgen Klop, ndërsa fituan Kupën FA sezonin e kaluar.

Liverpuli u rendit i treti në kampionat sezonin e kaluar, pesë vende dhe 22 pikë përpara Junajtid, por Ten Hag tha se skuadra e tij mund të marrë zemër nga performanca e tyre në finalen e Kupës. “Ne gjithmonë mund të fitojmë, vitin e kaluar fituam (në kupën FA) në pjesën e dytë të sezonit”, tha holandezi.

“Liverpuli është një ekip që është i qartë në marrëdhëniet mes lojtarëve të tyre. Kjo është ajo që (menaxheri i ri Arne Slot) ka trashëguar. Ai është ndërtuar gjatë viteve të fundit”. Slot dhe Ten Hag janë përballur me njëri-tjetrin në të kaluarën gjatë kohës që punonin në Holandë.

Të dy trajnerët kanë dy fitore kundër njëritjetrit në Eredivisie, me ndeshjen e nesërme në “Old Trafford” që është takimi i tyre i parë kokë më kokë që nga marsi 2022. Liverpuli ka bërë një fillim perfekt të sezonit nën drejtimin e Slotit, i cili u bë trajneri i tyre i parë që nga Grim Sunes, në vitin 1991, që fitoi dy ndeshjet e tij të para të kampionatit, me triumfin 2-0 të së dielës ndaj Brentford. Junajtid, nga ana tjetër, humbi pikët e para të sezonit kur u mund 2- 1 në Brajton të shtunën e kaluar.

JUNAJTID LIVEPUL

“Një nga arsyet pse erdha këtu është se e dija që më parë se do të ishte gjëja më e vështirë që mund të bëja ndonjëherë në jetën time, të hyja në një klub me shumë probleme”, shtoi Ten Hag, i cili mori drejtimin e “djajve” në prill 2022. “Kam trashëguar një histori gjashtëvjeçare dhe pa asnjë trofe. Jemi ende në tranzicion. Kemi lojtarë të rinj, lojtarë të akademisë dhe tani duhet të ndërtojmë një ekip për të ardhmen”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts