Momenti tragjik/ I ati humbi jetën në ndeshjen e veteranëve, futbollisti i Luftëtarit futet me vrap në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë (VIDEO)

momenti tragjik i ati humbi jeten ne ndeshjen e veteraneve futbollisti i luftetarit futet me vrap ne fushe per ti dhene ndihmen e pare video
momenti tragjik i ati humbi jeten ne ndeshjen e veteraneve futbollisti i luftetarit futet me vrap ne fushe per ti dhene ndihmen e pare video

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e shtunë në qytetin e Sarandës. Ndarja nga jeta e ish-portierit të Butrintit, Fredi Mërkuri, gjatë një miqësore mes veteranësh sot në qytetin e Sarandës, ka tronditur opinionin publik në qytetin bregdetar.

Mërkuri po luante në një ndeshje miqësore mes veteranëve të klubit sarandiot dhe ish-futbollistëve grekë të qytetit të Athinës. 

Fredi Mërkuri është babi i sulmuesit të Luftëtarit, Mario Mërkuri, i cili ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit të Butrintit, për të ndjekur këtë miqësore mes veteranësh, e cila rezultoi fatale për babain e tij.

Në momentin e rrëzimit në tokë të Fredi Mërkurit i cili mbronte portën e veteranëve të Butrintit, djali i tij Mario, ka vrapuar menjëherë në fushën e lojës, për t’iu drejtuar portës dhe për t’i ardhur në ndihmë babait të tij, i cili për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte, për shkak të një infarkti në zemër.  

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →