Restaurohet Kisha e “Shën Mërisë” në Barmash të Kolonjës, monument kulture i kategorisë së parë. Objekti qindravjeçar, monument kulture i kategorisë së parë,Kisha e Shën Mërisë më në fund ka dalë në pah falë punimeve restauruese.
Duke iu përmbajtur projektit të miratuar, punimet kanë nxjerrë në pah kishën, gjurmët e narteksit dhe elementët përbërës të saj, duke ruajtur vlerat e kësaj pasurie kulturore.
Me restaurimin e kësaj kishe është ruajtur dhe konservuar pjesa e naosit, është bërë e mundur ndërtimi i çatisë në narteks, restaurim i shtresave, punime në muraturë, ringritja e mureve të narteksit etj duke i dhënë një panoramë të qartë të kësaj vlere kulturore e cila i përket shekullit XVI.
Këto ndërhyrje restauruese janë kryer me investime të buxhetit të shtetit, nën mbikëqyrjen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorisë Rajonale Korçë për ti rikëthyer Kolonjës një tjetër atraksion që do të vizitohet nga turistët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co