Një histori mashtrimi është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores Evis Ahmeti.
Protagoniste e emisionit është bërë një 43-vjeçare, e cila rrëfeu njohjen përmes rrjeteve sociale dhe shoqërinë me një 32-vjeçare nga Cërriku, me të cilën njihej prej 9 vitesh dhe që kishte arritur të merrte kredi në emër të saj. Pavarësisht pretendimeve se e kishte shoqe të ngushtë, 43-vjeçarja është mashtruar nga gruaja nga Cërriku.
Teksa prej gushtit këstet e kredisë janë të papaguara, banka kërkon që t’i sekuestrojë shtëpinë e prindërve, pasi pas divorcit me ish-burrin që drogohej ajo jeton me ta. Duke ruajtur anonimatin, gruaja nga Korça tregon se ajo dhe 7 shoqet e saj janë mashtruar nga 43-vjeçarja, pasi ato kanë marrë kredi në emër të saj.
“Jemi 7 persona të mashtruar, shoqet e mia. Nuk e kisha menduar kurrë që do të arrija në këtë gjendje. Ajo nxori fytyrën e vetë. Ajo gjeti dhe bëri.
Që nga dhjetori humba shpresat. Shoqja më tregonte që do të mi kthente lekët, ‘do shes sallatën dhe perimet’, por më ka mashtruar. Këstin se laj dot. Nga gushti i muajit të kaluar dhe deri tani, ka shumë muaj. Kisha shpresa që do të na i lante. Kur e morën vesh lajmin burrat e shoqeve të mia, kanë pasur probleme familjare, se ata donin lekët. Me një shoqen time nga Korça shkova deri në Cërrik, gjeta shtëpinë me të pyetur. Shoqja na la jashtë shtëpie, vetëm na takoi. Takuam dhe burrin e saj. Ai tha; i kam larë 10 milionë lekë. Skam ca të laj më. Burri i shoqes na dhunoi. Na nxori draprin për të na vrarë. Ikëm me makinë, direkt në polici, e denoncuam. U mor si rast se ishte ditë e shtunë, por jo si denoncim zyrtar. Ajo na dha më pas disa lekë, por më ngeli ende këste të tjera borxh.”, -tha gruaja nga Korça.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co