Sport

“Morata lojtar i nivelit të lartë, te Milani mund të bëjmë gjëra të mëdha”

morata lojtar i nivelit te larte te milani mund te bejme gjera te medha
morata lojtar i nivelit te larte te milani mund te bejme gjera te medha

Gjatë intervistës së gjatë të dhënë për Milan TV, mesfushori i kuqezinjve, Ruben Loftus-Cheek flet edhe për Alvaro Morata, shokun e ri të skuadrës.

“Morata është një lojtar i nivelit të lartë dhe, natyrisht, ai ka fituar shumë gjëra në karrierën e tij, kështu që të kesh një shok skuadre të atij kalibri dhe me atë përvojë në ekip vetëm mund të na ndihmojë. Jam i emocionuar ta shoh përsëri (Kanë qenë të Chelsea bashkë).

Ai është një person shumë i sjellshëm dhe i dobishëm, i cili punon shumë gjatë stërvitjeve dhe nuk duhet të habitemi nga trofetë që ka fituar, sepse kjo është formula e duhur kur je profesionist dhe e merr seriozisht punën” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts