Sport

Morata motivon Atletico Madridin: Luajmë edhe një ndeshje në shtëpi, bashkë jemi më të fortë

morata motivon atletico madridin luajme edhe nje ndeshje ne shtepi bashke jemi me te forte

Te Atletico Madrid duan të besojnë se kanë humbur betejën por jo luftën. Sulmuesi Los Colchoneros, Alvaro Morata, përmes një story në profilin e tij në Instagram, inkurajoi tifozët e skuadrës spanjolle pas humbjes në ndeshjen e parë të 1/16-tave të Champions ndaj Interit.

“Ka ende një ndeshje në shtëpi. Së bashku jemi më të fortë” Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Morata, duke iu drejtuar tifozëve të pranishëm mbrëmë në San Siro. Kujtojmë që takimi i mbajtur në Milano përfundoi 1-0, autori i golit të vetëm të sfidës ishte Arnautovic, në minutën e 89-të.

580f360f7605011e22cc8a9f33abeb6d 70604 1708534561
580f360f7605011e22cc8a9f33abeb6d 70604 1708534561

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts