Sport

Moratti: Interi do mbetet skuadra më e fortë, jemi të kompletuar

moratti interi do mbetet skuadra me e forte jemi te kompletuar
moratti interi do mbetet skuadra me e forte jemi te kompletuar

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ka treguar këndvështrimin e tij në prag të sezonit të ri.

“Nuk e di nëse tregu i transferimeve tek Inter ka përfunduar, por me ardhjen e Zielinski dhe Taremi, plus të tjerë që janë marrë, ne padyshim mbetemi ekipi për të mposhtur në Itali. Unë jam i lumtur dhe entuziast për këtë, por të shohim se si do të lëvizin të tjerët. Me aq sa më duket mua, shoh se edhe sezonin e ri në Serie A nuk ka asgjë për askënd tjetër. Inter mbetet një ekip i kompletuar, i udhëhequr si në klub ashtu edhe në fushë në një mënyrë e shkëlqyer, do të thosha perfekte.

Një menaxher i zgjuar, një person vërtet i aftë dhe një profesionist që ka ndryshuar drejtim dhe i ka dhënë Interit një rrugë të re. Edhe puna e bërë nga Steven Zhang nuk duhet harruar, duke qenë se është mbushur me trofe dhe të fitosh në Inter nuk është kurrë e lehtë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts