Bota

Morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Navalnyt, mbi 100 arrestuar në Rusi

moren pjese ne ceremonine e varrimit te navalnyt mbi 100 arrestuar ne rusi
moren pjese ne ceremonine e varrimit te navalnyt mbi 100 arrestuar ne rusi

Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi për shkak te pjesëmarrjes se tyre në ceremoninë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili u varros më 1 mars në Moskë.

Forcat policore kanë qenë në çdo cep të rrugëve të Rusisë, dhe ndonëse nuk ka pasur raportime për incidente, më shumë se 120 persona janë ndaluar më vonë në Moskë dhe qytete tjera, pasi kanë marrë pjesë në organizimet për të kujtuar Navalnyn. Organizata për të drejta të njeriut First Department, ka raportuar se nëpër gjykatat në katër rajonet ruse, emri i Navalnyt është konsideruar “simbol ekstremist”.

Në rrjetet sociale kanë qarkullaur fotografi të ceremonisë së zhvilluar në kishë, ndonëse aty janë ndaluar kamerat. Navalny është varrosur në varrezat afër shtëpisë ku është rritur në Moskë, teksa dhjetëra mijëra mbështetës kanë rrezikuar që të përballen me autoritetet dhe kanë shkuar për ta nderuar jashtë kishës ku është mbajtur ceremonia lamtumirëse.

Te pranishmit kane lëshuar thirrje kundër presidentit rus Vladimir Putin te cilin e akuzojnë si urdhërues te vdekjes se Navalnit në një burg të arktikut. Familjarët dhe ndihmësit e ngushtë janë lejuar të jenë brenda në kishë, para se ai të varrosej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts