“Morën zemër pas suksesit në Karabakh”, paralajmëron Armenia: Azerbajxhani po përgatitet për luftë

moren zemer pas suksesit ne karabakh paralajmeron armenia azerbajxhani po pergatitet per lufte
moren zemer pas suksesit ne karabakh paralajmeron armenia azerbajxhani po pergatitet per lufte

“Azerbajxhani po planifikon luftë në shkallë të plotë kundër Armenisë”.

Ka qenë kjo deklarata e kryeministri të Armenisë Nikol Pashinyan, dy ditë pasi sulmet në kufi lanë të vdekur katër trupa armene.

Tensionet midis dy fqinjëve të Kaukazit kanë mbetur të larta që kur Baku ripushtoi rajonin e populluar nga armenët të Nagorno-Karabakhut shtatorin e kaluar në një ofensivë të rrufeshme ushtarake.

“Analiza jonë tregon se Azerbajxhani dëshiron të nisë veprime ushtarake në disa pjesë të kufirit me perspektivën e shndërrimit të përshkallëzimit ushtarak në një luftë në shkallë të plotë kundër Armenisë”, ka thënë Pashinyan në një mbledhje të qeverisë.

“Ky synim mund të lexohet në të gjitha deklaratat dhe veprimet e Azerbajxhanit”, shtoi ai.

Jerevani është i shqetësuar se Azerbajxhani është bërë “guximtar” pas suksesit në Karabakh, dhe mund të pushtojë territorin armen me qëllim që të krijojë urë tokësore në enklavën e Nakhçivanit.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili fitoi zgjedhjet këtë muaj, ka thënë në një fjalim të mërkurën se ishte Armenia, jo Azerbajxhani, ajo që kishte pretendime të pazgjidhura territoriale.

“Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Armenisë. Dhe ata duhet të heqin dorë nga pretendimet e tyre. Biseda me ne në gjuhën e shantazhit do t’i kushtojë shtrenjtë”, ka thënë Aliyev.

Pashinyan dhe Aliyev më parë thanë se marrëveshja e paqes mund të ishte nënshkruar deri në fund të vitit të kaluar, por bisedimet e paqes të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht nuk kanë arritur progres.

Të martën, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për hapjen e zjarrit në kufirin mes tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →