Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Petraq Semani

mori 25 mije euro per te ndikuar tek gjyqtaret per lehtesimin e nje denimi spak mbyll hetimet con per gjykim avokatin petraq semani
mori 25 mije euro per te ndikuar tek gjyqtaret per lehtesimin e nje denimi spak mbyll hetimet con per gjykim avokatin petraq semani

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 257, të vitit 2021, me të pandehur shtetasin:

Petraq Semani, i akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021).

Nga tërësia e akteve dhe provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në fakte dhe prova se i pandehuri Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i shtetasit Llazar Dine i ka kërkuar shtetasve Llazar Dine dhe Sidorela Dine shumën monetare prej 25.000 Euro, pasi i ka premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Llazar Dine, për favorizimin e të dënuarit Llazar Dine në masën e dënimit gjatë rigjykimit të çështjes.

Përfitimi i paligjshëm është marrë nga i pandehuri Petraq Semani pjesë-pjesë dhe një nga këto pjesë është marrë në datën 05.03.2019, në banesën e shtetasit Llazar Dine në fshatin Dërsnik Korçë, pas seancës gjyqësore të asaj date, vërtetuar ky fakt jo vetëm me deklarimet e shtetasve Llazar Dine, Sidorela Dine dhe O. D., por ky moment është pranuar dhe nga vetë i pandehuri Petraq Semani duke deklaruar se ky takim është zhvilluar në këtë datë dhe se ka marrë shumën prej 9.550 Euro por sipas tij kjo shumë është marrë për shërbimin e ofruar si avokat.

Marrja e shumës monetare prej 9.550 Euro nga i pandehuri Petraq Semani në banesën e shtetasit Llazar Dine është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Llazar Dine, regjistrim ky që mban datën 05.03.2019 dhe më pas në datën 06.03.2019 është ngarkuar edhe në kartën e memories, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasi është dorëzuar nga shtetësja Sidorela Dine. Materiali video-audio është kqyrur dhe përmbajtja e saj është dokumentuar në procesverbalin e kqyrjes të datës 05.10.2021.

Pamjet e regjistruara dhe përmbajtja e tyre përputhen edhe me të dhënat e përftuara nga provat e tjera të administruara gjatë hetimit (si deklarimet e shtetasve P. D. dhe O. D., këqyrja e vendit të ngjarjes-banesës së shtetasit Llazar Dine, kqyrja e dosjes gjyqsore etj.).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Llazar Dine për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen“, parashikuar nga neni 88/2 e 25 i Kodit Penal duke e dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg (në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë) .

Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, i pandehuri Petraq Semani i ka kthyer shtetases Sidorela Dine shumën prej 8.000 Euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →