Bota

Mori drejtimin pas vrasjes së Haniya, Izraeli zotohet të “shkatërrojë” edhe kreun e ri të Hamasit

mori drejtimin pas vrasjes se haniya izraeli zotohet te shkaterroje edhe kreun e ri te hamasit
mori drejtimin pas vrasjes se haniya izraeli zotohet te shkaterroje edhe kreun e ri te hamasit

Herzi Halevi, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura izraelite, paralajmëroi sot se ushtria do ta “gjejë” liderin e ri të Hamasit, Yahya Shinwar, dhe do ta “shkatërrojë” atë.

“Ne do të shumëfishojmë përpjekjet për ta gjetur atë, për ta sulmuar dhe që udhëheqja e Hamasit të zëvendësojë edhe një herë kreun e Byrosë Politike,” tha gjenerali Halevi.

Shinwar, kreu i Hamasit në Gaza për shtatë vjet, u emërua udhëheqësi politik i grupit të martën mbrëma, duke pasuar Ismail Haniya, i cili u vra javën e kaluar në Teheran në një sulm që i atribuohet Izraelit.

Duke folur me pilotët luftarakë të forcave ajrore izraelite, Halevi u tall me “ndryshimin e titullit” të Sinwar.

“Ky titull i ri nuk do të ndryshojë asgjë për faktin se ai është një vrasës, përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e asaj që ndodhi më 7 tetor dhe kështu ky ndryshim titulli jo vetëm që nuk na pengon ta kërkojmë, por edhe na inkurajon” tha ai.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, kishte thënë që nga e marta mbrëma se Sinwar duhet të “shfaroset shpejt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts